Mërgimtarët të cilët kanë ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet, janë duke u përballur me pritje të gjata.

KosovaPressi merr vesh se vetëm gjatë ditës së sotme, në kufirin Serbi-Hungari janë krijuar radhë të gjata të mjeteve të udhëtimit, derisa pritjet e mërgimtarëve kanë arritur në 10 orë.

Bëhet e ditur se edhe në orët e mbrëmjes kolonat në atë pjesë të kufirit vazhdojnë të mbeten të gjata.