Hertha Berlin dhe Bayern Munich kanë ndarë pikët në “Olympiastadion”

Pak ditë pasi shkatërroi Arsenalin në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat 5:1, Bayern Munichu i Carlo Ancelottit ishte afër humbjes në Bundesliga, që barazoi 1:1 me Hertha Berlinin duke shënuar golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ishte sulmuesi Lewandowski ai që shënoi në rastin e fundit të ekipit të tij, për të marrë një pikë të vlefshme në këtë xhiro. Derisa për vendasit shënoi Vedad Ibisevic në minutën e 22’të të ndeshjes.

Këtë barazim të ekipit të Ancelottit e shfrytëzoi Borussia Dortmund, që mposhti 3:0 Wolfsburgun.