Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ora 17:30 do të mbajë mbledhje me kryesinë qendrore të partisë, thonë burime për Tv 24.  Në këtë mbledhje do të prezentohet pakoja e LSDM-së si dhe negociatat që po zhvillohen me këtë parti.

Ajo që do të diskutohet më së shumti është çështja e hapur, ajo e gjuhës shqipe ku për këtë do të jenë të angazhuar ekspert që do ta shqyrtojnë mundësinë në avancimin e shqipes në suaza të kushtetutës së Maqedonisë.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të mbrëmshëm në Reçicë të vogël mes Kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të LSDM-së Zoran Zaev.