BDI-ja bëri të ditur emrat e bartësve të listave për deputetë. Lideri i këtij subjekti politik Ali Ahmeti vazhdon të kryesojë listën për njësinë e gjashtë zgjedhore. Shefi i kabinetit të tij Artan Grubi është bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore. Në njësinë e dytë bartës i listës është Ejup Alimi sekretar shtetëror në sekretariatin për zbatimin e MO-së. Nafi Durmishi bartës në njësinë e tretë, në atë të katërtën analisti Artin Spahiu, kurse Agim Shaqiri është bartës në njësinë e pestë zgjedhore thonë burime brenda BDI-së.