Kryesia qendrore e BDI-së sot do të vazhdoj diskutimin për qeverinë e re të Maqedonisë ku do të diskutohen resoret dhe ligjet tjera që janë pjesë e deklaratës të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i i BDI-së, Bujar Osmani, tha dy ditë më herët se ligji për gjuhën shqipe është tejkaluar.

Dje, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se është kryer puna e nënshkrimeve dhe se Maqedonia do të ketë qeveri me në krye LSDM-në në fillim të muajit mars.