Partitë shqiptare, para se të ulen në tavolinë për bisedime në lidhje me koaliçionim me çilën do parti maqedonase, duhet ta bëjnë të ditur publikisht se si do të veprojnë në të ardhmen. Në qoftë se kushtet e tyre nuk i pranon asnjëra prej tyre, që don të thotë a kanë, apo jo, plan “B”.

XHEVDET HAJREDINI

hajrediniPozita e përfaqsuesve në bisedat eventuale me partinë maqedonase në pushtet nuk është e njëjtë, as e barabartë, as simetrike. Shkaku është i thjeshtë. Përfaqësuesit e partive opozitare dhe votuesit e tyre do mbeten aty ku janë tash, kurse ata të partive të mazhorancës, në qoftëse vazhdon punën Prokuroria Speciale, do të ulen në bankën e të akuzuarve dhe prej aty do vëndosen atje ku e kanë vendin.

Në këto kushte, është e pamundur të presim qe harmonizimi i qëndrimeve dhe kërkesave të platformave të tyre të bëhet lehtë. Kjo do të ishte e mundur sikur partitë në pushtet të gjejshin fuqi nga radhët e veta ti largonin ata individë të çilët janë të involvuar në vepra penale. Këtë duhet ta bëjne sa më shpejtë, se pastaj do të jetë von. Dëmi për ata, por edhe për krejt neve, do të jet shum  më i madh.

Të dyshuarit ose të akuzuarit nga Prokuria Speciale Publike, nuk mbrohen dot duke i mohuar veprat që dalin nga incizimet e përgjuara, ose duke insistuar se ato janë fituar në mënyr të paligjshme. Për këta persona nuk egziston as përgjegjsia morale as ajo politike. Ata u përpoqën me mish e me shpirt ta pengojnë publikimin e tyre, jo vetëm mbrenda shtetit por edhe jashtë shtetit. Edhe marrëveshjen e Përzhinos nuk do ta nënshkruanin sikur në të, të mos parashihej ndalimi i publikimit të inizimeve. Mirpo, incizimet e papublikuara u dorëzuan në PSP, me të drejtën që ajo edhe në bazë të tyre të ngrejë padi.

Vlen të theksohet se komisioni i Venecias rekomandoi që të gjithë inçizimet, pa mar parasysh si janë fituar, duhet të publikohen, nëqoftëse e prekin interesin publik. BDI-ja edhe këto rekomandime, përveç që deklarativisht i pranon, në kuvend i kundërshtoi.

Partitë opozitare, me përjashtim të PDSH-së, para se të ulen për ti harmonizuar kushtet dhe kërkesat për koalicion me partinë maqedone e çila do ta mer mandatin të formojë qeveri, duhet ti venë kusht BDI-së, që personat të cilët do të marin pjesë në biseda të japin deklaratë me shkrim se PSP-ja nuk do të ngrejë padi kundër tyre.

Në këto biseda nuk duhet të marin pjesë kursesi as personat të cilët u gjetën në listen e abolicionit të Gjorgje Ivanovit.

Nuk guxon të mos respektohet vullneti politik i votuesve shqiptar të fshatit Brezë në kufi me Kosovën, i shqiptarve të Studeniçanit, të Dibrës, të Jabollçishtës, të komunës së Sarajit si dhe të Zajazit.

Veçanërisht nuk është e drejtë të mos respektohet vullneti I shqiptarve të Haraçines, të cilët heroikisht i bënë ball ofenzivës më të egër të branitellave të udhëhequr nga Lube Boshkoskit famëkeq.

Nuk është e drejtë në këtë proces politik të favorizohen votuesit e partive të vetquajtura shqiptare, kur dihet se disa prej tyre prej se ekzistojnë, 23 vjet, asnjiherë nuk e kanë fituar besimin e shumicës shqiptare.

Nuk duhet në listën e pjesmarësve të gjenden persona të cilët i premtojnë besnikëri deri në vdekje shefit të UDB-së, të cilët mbi 15 vjet SHBA-të nuk i nxjerrin nga lista e zezë, të cilët delegatët e kongresit të VMRO-së me aklamacion e shpallin “vojvodë”.

Të ngelin kaq gjatë në skenën politike e publike mes shqiptarve të maqedonisë persona të tillë, duke fituar shumë para nga tregtia me patriotizëm, meritë të konsiderueshme kanë në, fatkeqsisht, disa nga padia, disa për para, edhe lloj lloj dudushas dhe xhungash nëpër Top Chanel e media të tjera të shkruara i prezantonin para publikut si “politikan të talentuar” dhe “filozofë”.

Krizën në të cilën u gjet Maqedonia nuk e shkaktuan zënkat ndërmjet dy partive maqedonase, as bojkotimi I kuvendit nga ana e opozitës, siç trumbetojnë zëdhënësit e BDI-së. Shkakun e krizës e zbuloj Grupi punues i RajnHard Pribes që Komisioni Evropian e dërgoj në Maqedoni. Jo rastësisht antarë i kësaj grupe ishte edhe një ekspert italian i njohur si inspektor për zbulimin e mafias në Itali.

Me qëllim që ti mashtrojnë qytetarët e maqedonisë dhe BE-në, qeveria e VMRO-së dhe BDI-së, hartuan një plan gjoja për realizimin e shpejtë të prioriteteve reformuese. Ja, jemi duke e parë se si e implementojnë këtë plan.

“Zënka ndërmjet partive maqedone” e detyruan BDI-në ta freskojë qeverinë një ditë pas publikimit të inçizimit të parë. Freskimi u bë me kalamaj, siç thot vet kryetari I BDI-së. Në botë ka 193 shtete. Sigurisht askund nuk ka ministër të drejtësisë në moshën 25 vjeçare I çili objektivisht nuk ka pas mundësi të ushtroj një funksion si gjykates, avokat, sekretar I ndonjë kompanie publike apo private ose professor apo asistent në fakultet. Gjatë hartimit të platformës së përbashkët për bisedime për koaliçion qeveritar nuk duhet të anashkalohen edhe Shqiptarët të çilët votuan për LSDM-në, edhe pse numri i saktë I tyre nuk mund të përcaktohet. Por nuk mundet saktësisht të përcaktohet as numri i shqiptarve të cilët kanë votu për parti tjera.

Dhe në fund, në këtë listë nuk duhet të figurojnë edhe persona për të cilët publikimi eventual, në çfardo forme qoftë, i përgjimeve do të ishte më i keq se vdekja politike e tyre.

Autorë: Xhevdet Hajredini