Se Beatrix dhe Alban Ramosaj nuk e kishin këtë mbiemër të babait këtë gjë e kishim kuptuar.

Nëse ata dhe Argjentina janë fëmijë halle e daje atëherë dihej që dikush po mbante mbiemrin e nënës.

Megjithatë askush nuk kishte shkruar e folur për këtë temë. Deri ditën që Beatrix postoi foton e pasaportës së saj shqiptare.

Mund ta kishte mbuluar mbiemrin se sot janë të gjitha mundësitë, por nuk e bëri. Mbase kishte ardhur momenti.

Tiranapost ka kontaktuar me këngëtaren, e cila ka thënë se “Mbiemrin Kamerolli e kemi mbajtur ligjërisht në çdo dokument, por për mbiemër artistik vendosëm të mbanim Ramosaj. Nuk ka asnjë arsye tjetër”.

Kënga e fundit e këngëtares titullohej “Pa ndjenjë”, i cili është shikuar mbi 842 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, Beatrixi është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim.