Ambasadori amerikan Xhes Bejli në intervistë ekskluzive për ’Sitel’ e ka komentuar edhe procesin e ashtu qujatur te cilin me Shpalljen e tyre e paralajmëroi VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve. Bejli pohon se USAID nuk punon kundër qeverisë.

“Që USAID punon për rënim të qeverisë thjeshtë nuk është e vërtetë. Më lejoni t’ju tregojë se çka ne përkrahim përmes granteve tona për shmebull për fondacionin ‘Shoqëri e hapur’. Ata menaxhojnë me garnt për ‘Pjesëmarrje shoqërore’. Çka nënkupton kjo? Do të thotë se gratë në Tetovë të punojnë së bashku në përmirësimin e barazisë gjinore në rrethin e tyre, në komunën e tyre. Pjesëmarrja qytetare nënkupton edhe të rinjtë në Veles ose Dellçevë të punojnë për përmirësim dhe zbukurim të vendit të tyre. Nënkupton edhe banorët e Manastirit të bëjnë pyetje për ambientin jetësor dhe ndotjen e ajrit. Këtë kuptojmë me ‘pjesëmarrjen qytetare’. Dhe këto janë grantet e USAID. Grantet nuk janë për përkrahje të ndonjë ideologjie ose partie politike, ose çfadro gjë tjetër të ngjashme. Punohet për të krijuar kushte për demokraci aktive dhe të shëndoshë”, thotë Bejli në intervistë.

Bejli në intervistë ka pohuar se u është përgjigjur pyetjeve të cilat deri te ai dhe ambasada në Shkup i dërgoi kongresmeni Kris Smit së bashku me pesë kongresmen tjerë si dhe senatori Majk Li në lidhje me fajësimin e përzierjes të ambasadës amerikane në zgjedhjet e Maqedonisë përmes përkrahjes për organizatat ultra-majtiste, mediumet dhe internet portalet.

“Jemi përgjigjur duke treguar se ne përkrahim një demokraci të shëndoshë dhe ngritje të institucioneve në një demokraci poashtu të shëndoshë”, ka thënë mes tjerash në këtë intervistë ambasadori amerikan, Bejli.

Megjithatë, kongresmeni Smit në një deklaratë dhënë sot për TVM në gjuhën maqedonase, mohon se ambasadori Bejli u është përgjigjur pyetjeve të tyre.