Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Inegrim, Nevzat Bejta, ka thënë se ka ardhur koha që kryetari i parlamentit të Maqedonisë të jetë shqiptar.

“E kemi thënë dhe e përsërisim se ne do të veprojmë në interes të shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe dëshira e shumicës së tyre është që sa më shpejt të kemi qeverinë e re dhe shteti ynë të ecë përpara dhe shoqëria të ketë një ardhmëri më të mirë.

“Besoj se është koha që kryetari i parlamentit të jetë nga radhët e pjesëtarëve të shoqërisë shqiptare”, ka theksuar nënkryetari i BDI-së.