Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta ka thënë që qëllimi i thirrjes së takimit të liderit Ali Ahmeti, ka qenë dëshira e shumicës së shoqërisë shqiptare për unifikimin e faktorit politik shqiptar. Bejta kundërshtoi idenë që Ahmeti të dorëhiqet, sepse shtoi ai, “BDI doli fituese në bllokun politik shqiptar”, transmeton Flaka.info.

Ai madje ka theksuar se fjalori që përdori VMRO-DPMNE, ishte irituese dhe revoltoi popullin shqiptar.

“Ne si BDI e kemi thënë fjalën JO për presidentin e shtetit. Nga hulumtimet e mia, nuk kam takuar shqiptar që më ka thënë PO qeverisje me Nikolla Gruevskin, dhe të gjithë më kanë thënë JO qeverisje me Nikolla Gruevskin”, ka thënë Bejta në emisionin Click plus në TV21, duke shtuar që shqiptarët janë kundër Nikolla Gruevskit, dhe jo ndaj VMRO-DPMNE-së e cila si parti mund të reformohet dhe të bëhet parti e pranuar edhe për popullin shqiptar, përcjell Flaka.info.