Kryetari i Komunës Saraj, Bekim Murati nuk ka para nga buxheti i komunës që të paguaj rrogat dhe kontributët e këshilltarëve komunal, ndërsa nga ana tjetër sponzoron iftar për aktivistë partiak, thonë burime brenda komunës Saraj për Zhurnal.mk, transmeton Manastiri Lajm.

“Kryetari Murati nuk nënshkruan rrogat tona për 7 muaj, ndërsa shtron iftar për 500 aktvist partiak me meny me mish qengji. Ky është tregues se rrogat dhe kontributet e këshilltarëve në vend se në kontot bankara dhe nga aty në sofrat e familjeve të tyre përfundojnë në llogaritë e restoraneve ku kryetari Murati shitet kapadai para bashkë partiakëve”, thotë burimi ynë.

Ai po ashtu shton se Murati ka bërë edhe shumë mallëversime tjera financiare, duke keqpërdorur parat e projeketeve të parapara për realizmi.

“Për 7 muaj rrogat tona po keqpërdoren nga Murati. Ata para ne do i fitojme edhe me gjyq se na takojnë. Por kryetari dhe bashkëpartiakët e tij, një grup e interesxhinjëve dhe tenderxhinjëve po fundosin partinë duke u munduar të paraqiten si kapadai, me sofra me plot mish qengji e molla të kuqe”, thekson burimi ynë./Zhurnal.mk/