Autoritetet belge kanë tre persona të dyshuar për terrorizëm dhe rekrutim të njerëzve në Siri. Dy nga të arrestuarit janë nga Kosova, njofton AP, transmeton Gazeta Express

Autoritetet belge kanë arrestuar tre persona gjatë një kontrolli anti-terror, të cilët po rekrutonin njerëz për të luftuar në Siri.

Zyra e prokurorit tha të mërkurën se dy të akuzuarit janë nga Kosova dhe një është nga Serbia. Ata akuzohen për “pjesëmarrje në veprimtarinë e një grupi terrorist”.

AP njofton se të tre personat janë në të njëzetat, transmeton Gazeta Express.

Kontrolli ishte bërë në veri të Belgjikës në orët e para të mëngjesit të së martës. /GazetaExpress/