Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve që ditë më parë mori dritë jeshile nga qeveria kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare shqiptare BESA dhe PDSH-ja. Sipas lëvizjes BESA edhe pas 27 vjet të pavarësisë së Maqedonisë dhe 16 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe nuk po zyrtarizohet plotësisht por po bëhet avancimi i saj në institucione gjegjëse. Nga kjo parti akuzojnë BDI-në se vazhdimisht po mashtron qytetarët me premtime të rrejshme. Ndërkohë që paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të publikojë një analizë të qartë se çfarë paresh propozim ligji për gjuhën shqipe.

Fatkeqësisht, edhe propozimi i fundit i Qeverisë nuk e zyrtarizon gjuhën shqope po thjesht vetëm bën një avancim të saj në institucione gjegjëse. Ne si grup parlamentar dhe si subjekt politik ditëve në vazhdim do të dalim me një deklaratë dhe një analizë më konkrete rreth asaj se çka parasheh ky propozim ligj. Por , ajo që është në shikimin e parë, ajo që shihet dhe nuk ka se si të fshihet është se edhe me këtë propozim shqiptarët mbeten pa realizu një nga aspiratat e tyre që i kanë pas gjithmonë në këto troje, edhe në sistemin e kaluar por edhe në këto 27 vite që gjuha shqipe në mënyrë përfundimtare të jetë gjuhë zyrtare – tha Fadil Zendeli, Lëvizja “Besa”.

Ndërkohë, nga PDSH perms një reagim me shkrim thonë se Propozim ligji për gjuhët i Qeverisë nuk është gjë tjetër përpos marketing parazgjedhor i partive në pushtet. Nga PDSH thone se me këtë ligj vazhdon të mashtrohet opinioni shqiptar asht siç u mashtrua në vitin 2008 dhe 2011

Është mashtrimi i vjetër që duan ta shesin si sukses të ri. PDSH vlerëson se edhe ky propozim ligj, në asnjë rrethanë nuk barazon gjuhën shqipe me gjuhën maqedonase, përkundrazi vetëm sa e legjitimon diskriminimin gjuhësor ndaj shqiptarëve. Vetëm Ligji për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, që e propozon PDSH-ja,  zgjidh çështjen e zyrtarizmit të gjuhës shqipe – njoftuan nga PDSH-ja.

Propozim ligji në fjalë u kundërshtua edhe nga VMRO-DPMNE-ja e cila e vlerëson si antikushtetues. /AlsatM/