Lëvizja ‘Besa’ do ti ofrojë firmat e deputetëve të saj në mënyrë që kreu social-demokrat Zoran Zaev të ketë mundësi të mandatohet për krijimin e shumicës së re ndërsa dhënien e firmave e konsiderojnë vetëm si një akt formal ,

“Edhe pse nuk kemi pasur kërkesë zyrtare nga LSDM-ja për dhënien e nënshkrimeve edhe më herët kemi thënë se jemi në gjendje të mbështesim krijimin e një shumice parlamentare në Kuvend. Dhënien e firmave apo aktin e dhënieve të nënshkrimeve e konsiderojmë si një akt formal për të cilin opinion i gjërë do të informohet kur do të ndodhë i njejti” – tha zëdhënësi i Lëvizjes “Besa”, Orhan Murtezani.

Nga ‘Besa’ nuk zbulojnë nëse do të jenë pjesë e një bashkëqeverisje me LSDM-në apo jo, por thonë se fillimisht presin një ofertë të tillë dhe më pas do të dalin me qëndrimin e tyre

“Në momentin që na vjen ofertë nga mandatari i ardhshëm, ofertë për bashkëqeverisje do të deklarohemi dhe opinioni do të informohet për qëndrimin e partisë tonë” – deklaroi  zëdhënësi i Lëvizjes “Besa”, Orhan Murtezani.

LR-PDSH, kuvendi i nesërm vendos për hapat e mëtejmë

Edhe nga LR-PDSH e cila vepron në kuadër të Aleancës për Shqiptarët ka

ë paralajmëruar  se do të mbështesin kreun e socialdemokratëve Zoran Zaev si mandatarë por hapin e radhës për veprimin e tyre politik do ta marrin në kuvendin qëndrorë të nesërm të kësaj partie.

Ende nuk dihet sa do të jetë numri i saktë i nënshkrimeve me të cilat Zaev do të kërkojë mandatin tek presidenti Ivanov por për  një gjë të tillë duhet ta ketë mbështetjen prej më së paku  61 deputëve në kuvend./TVM2/