Perandoria Osmane në vitin 1354 së pari herë pushtoj G. Galipolit (Edrenën ), ne vitin 1371 Beteja e Maricës dhe më 28 qershor të vitit 1389 në Betejen e Kosovës Perandoria Osmane do të mund koalicionin ballkanik ku gjitha shtetet mesjetare feudale ballkanike do të bëhen vazal të Perandorise Osmane. Periudha me e rëndesishme e kombit shqiptarë është rilindja kombetare e cila fillon në vitet e 30 të shekullit XIX në kohën e reformave të tanzimatit ku i jep fundë sistemit të vjetër timaro- spahik. Shiptaret nuk zbatonin reformat e reja ku u detyruan te çohen edhe në kryengritje në gjithë trojet kunder sundimit osman.

Si ngjarje më e rëndesishme është Kryengritja e Dervish Carës e cila filloi më 21 korik të vitit 1843 në Shkup, me ardhjen e forcave osmane nën udhëheqen e Hajredin Pashe. Kjo kryengritje përveç Dervish Carës udhëheqej edhe komandantet si: Emin Bojana, Bajram Vaksinca, Sulejman Toli, Emin Xhambazi, Ymer Presheva dhe shumë të tjer te cilet u perkrahen nga popullata vendase, Kryengritjes ju bashkangjiten edhe popullata e Dervenit te Shkupit nën komanden e Emin Bojanës. Kryengitësit në nëntor 1843 çliruan, Gostivarin, ndërsa në janar 1844 Tetovën, Kumanoven me vonë Presheven, Bujanovcin, Vranjen, Leskovcin dhe arrinë deri ne Rafsh të Dukagjinit. Selia kryesore e Dervish Carës ka qenë Shkupi.

Porta e Lartë hyri në bisedime me kryengritsit që mos të perhapet ne te gjitha trojet shqipëtare kryengritja. Gjatë bisedimeve kryengitësit kërkuan nga Stambolli të hiqet ligji për shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe të njihte autonominë e Shqipërisë, në suazat e Perandorisë Osmane. Këto kërkesa nuk u pranuan dhe Porta e Lartë shpalli amnesti për ato që do ti dërzojnë armët.

Omer Pasha më shumë se 32.000 ushtarë të pajisur mirë me armatim ja mësynë Shkupit ku luftime te ashpëra u zhvilluan me 13-17 maj 1844 ne Gryken e Katllanovës ndërsa me 21 maj ushtria osmane arriti të merr Shkupin dhe u bënë arrestime të medha ku u burgosen shumë ushtar edhe nga Derveni i Shkupit. Për një kohë të shkurtër ushtria osmane te gjitha qytetet e çliruara nga kryengritësit shqiptarë i pushtuan dhe filluan arestimet, vrasjet, burgosjet dhe internimet e popullates shqiptare. Edhe pse kjo kryengritje do te shuhet me gjakë nga Perandoria Osmane kjo kryengritje do te kete jehonë të madhe për popullin shqiptarë dhe do të pasojnë të gjitha kryengritjet tjera nga shqiptaret deri te Pavarësia e Shqiperisë më 28 nëntor 1912.

Përgatitur: Mr. Besnik Rameti