Profesori universitar Nuri Bexheti, ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit, Kryetar Kuvendi i Maqedonisë është legjitime e sipas tij për krizën e thelluar atje nuk janë fajtorë vetëm shqiptarët.
Sipas tij kjo dhunë e shkaktuar dhe ekskalimi i situatës ka qenë e paralajmëruar më parë, pasi, persona të caktuar ishin deklaruar se nuk do e pranonin asnjëherë një shqiptar kryetar kuvendi në Maqedoni, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime ligjëruesi i njohur i dha në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, derisa shtoi se eskaimi i situatës nuk duhet të tejkalojë parlamentin pasi nëse një gjë e tillë ndodhë mund të ketë dhunë edhe në qytetet me vendbanime të përziera.

”Ka kohë që në Maqedoni është situata e tensionuar”.

”Asnjëra palë nuk ka lëshuar pe se kush ka të drejtë për një koalicion në parlamentin e Maqedonisë”.

”Sot u bë një hap drejt zgjedhjes së krizës e pas 25 vjetësh tranzicion për herë të parë një Krye të një Kuvendi është zgjedhur një shqiptar Talat Xhaferi”.

”Këto kanë qenë të paralajmëruara. VMRO-DPMNE kishte paralajmëruar që nuk do të lejohej zgjedhja e Xhaferit,  kryetar”.

”Skena të tilla nuk ndodhin vetëm në Republikën e Maqedonisë”.

”Kemi parë edhe në Republikën e Kosovës, e po ashtu në Serbi, e në gjithë rajonin. Ka pasur skena huliganesh”.

”Përfundishmisht situata thuhet se është vënë nën kontroll”.

”Pritet të shihet nëse ka qenë e qëllimshme a po jo. Ka mundësi të ketë pasur neglizhenca”.

”Kontaktova me një deputet shqiptar, i cili tha se jam në grupin e fundit për transport”.

”Sela ishte ai i gjakosuri. Nga që kam dëgjuar ishte një ndër më të rrahurit. Nuk është esenca kjo tek pamjet e gjakosjeve”.

”Mesazhi është se kjo krizë po thellohet.  Maqedonia është në krizë, situata nuk zgjidhet me dhunë. E mira është që dhuna të qëndrojë vetëm në parlament e të mos bartet në vatra apo qytete të tjera”.

”Shpresoj që nuk do ndodhin gjëra të tilla ku mund të shpien në ndonjë krizë të vendbanimeve të përziera”.

”Kjo është më shumë se simbolikë.  Ish ushtarak i UÇK-së dhe i gjthë ushtrisë së ish-Jugosllavisë”.

”Për mua është legjitim vetëm i uroj sukses që ta bëj punën brenda ligjeve”.

”Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos të ulen e të jenë bashkë mes vete”.

”Kriza do të vazhdojë. Uroj që parlamenti të mblidhet”.

”Kjo situatë duhet t’i bashkojë shqitparët. Kjo tregon një polarizim të skenës politike maqedonase”.

”Ishin militantë të partisë VMRO-DPME”.