Këngëtarja e njohur Big Mama bëri të ditur javën e kaluar se kishte udhëtuar drejt qytetit Samsah të Turqisë për të realizuar një operim në lukth.

U përfol për kancer dhe humbje të zërit, mirëpo Big Mama si gjithmonë transparente tregoi se i gjithë operimi kishte të bënte me një zvogëlim të lukthit të saj.

Të dielën, ajo ka patur emisionin e saj të parë për vitin 2017, gjersa kishte vendosur që pikërisht në hapjen e këtij sezoni, të tregonte dhe të ndante me fansat imazhet nga operimi.

Ajo ishte shoqëruar nga kamerat në Turqi, që nga momenti kur ka realizuar konsultat, e deri tek operimi, i cili u krye me sukses në një spital të njohur privat në Samsan.

Videoja e emisionit këtë javë është publikuar në YouTube, ndaj të gjithë fansat e këngëtares kanë mundësinë ta ndjekin momentin kur ajo ka realizuar këtë operim.