Këngëtari Blero Muharremi ka publikuar bashkëpunimin e tij me legjendën e muzikës qytetarë dhe babain e baladave, Ramadan Krasniqi – Danin.

Blero dhe Dani kishin konfirmuar kohë më parë bashkëpunimin për Kënga Magjike, por që nuk arriti të finalizohej në kohë sipas këngëtarit, shkruan Telegrafi.

Projekti i punuar në Elephant nga Blero, Prygo, Uki, Sinan Kajtazi në klarinet dhe Johan Bejerholm në miks e master.

Videoklipi tejet pozitiv dhe i jashtëzakonshëm, u punua nga ASHA në regji të Alban Zogianit.