Bletarët nga Koçani si dhe shumë qyteteve tjera nga Maqedonia Lindore kanë dalë me reagimin për praninë e mjaltës së importuar me cilësi dyshuese që shitet nën brendin e Maqedonisë.

Ata bëjnë thirrje që, mjalti i importuar nga Kina dhe Moldavia, të mos shitet si ‘mjaltë Maqedonie’ sepse mjalti i Maqedonisë ka marrë medalje të argjend në Francë për mjaltin më cilësor, prandaj mjalti kinez nuk mund të shitet në emrin ‘maqedonas’.

Ata të njëjta kompani e blejnë me 250 denarë, prandaj nuk mund të shitet më lirë apo në të njëjtin çmim në shitore. Nuk them se nuk është cilësore, por nuk është në rregull të shitet nën emrin ‘maqedonase’, njofton AIM.

Për të qenë të sigurtë në cilësinë e mjaltit, bletarët bëjnë thirrje deri te qytetarët të blejnë nga bletarët të cilët i njohin. /Telegrafi/