Banorët e fshatit Bllacë të cilët për çdo ditë  shfrytëzojnë transportin publik për të arritur në vende të caktuara ndjehen të rrezikuar për shkak të rrugës së shkatërruar përmes së cilës duhet të kaloj autobusi me numër 81. Këtë e dëshmon edhe vet shoferi i autobusit i cili disa herë në ditë duhet ta kaloj këtë rrugë.

“Nuk është aspak mirë, rruga është e keqe ka shumë gropa. Linja është në qarkullim por rruga të paktën të përmirësohet”, u shpreh një shofer autobusi.

Ndërkohë, banorët e fshatit dhe mësuesit e shkollës thonë se gropat e mëdha dhe gërryerjet në rrugë vështirësojnë qarkullimin e autobusit.

“Rruga është katastrofë, 30 vjet askush nuk ka ndërmarr masa, në kohën e komunizmit kur është ndërtuar, tjetër kush nuk ka ndërtuar asgjë”.

“Tash për tash rruga është katastrofë, nëse vazhdon kështu mendoje se nga stina e vjeshtës nuk do të ketë autobus”.

Për shkak të rrugës së shkatërruar, banorët shpesh herë shfrytëzojnë autostradën Shkup-Kosovë për të arritur më shpejt dhe më sigurt në qytet.

 “Nëse nuk ndërmerret diçka për një kohë të shkurtë me siguri linja e autobusit do të ndërpritet, jo shkaku jonë. E shfrytëzoni çdo ditë? Gati çdo ditë, nëse jo çdo ditë brenda javës me siguri”.

 “Nuk di që ka ardhur dikush  për këtë problem. Kryetari i komunës çfarë ka bërë për ju? Nuk ka bërë asgjë” .

Nga Komuna Çuçer Sandev nuk dhanë asnjë përgjigje lidhur me këto vështirësi më të cilat ballafaqohen banorët e fshatit Bllacë. Pavarësisht problemeve me rrugën, banorët e fshatit Bllacë ankohen se komuna Çuçer Sandevë nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve në këtë fshat./alsat-m