Banka Popullore e Maqedonisë ka alarmuar se FXLider, kompania ndërkombëtare me aktivitet në fushën e investimeve është e jashtëligjshme dhe e rrezikshme në Maqedoni për tregtimin në tregun financiar ndërkombëtarë.

BPM ka theksuar se në përputhje me Nenin 14 të Ligjit për punë devizore të autorizuara për këtë lëmi të tregut janë Fondi për sigurimin e depozitave, shoqëritë e sigurimeve, fondet pensionale dhe fondet investuese, që kanë të drejtën të bëjnë regjistrim, të kryejnë pagesa dhe të tregtojnë me letrat më vlerë nëpër botë.

Qytetarët dhe subjektet e tjera juridike nuk kanë të drejtë të tregojnë me letra me vlerë përveç SEE linkut të bursës së Zagrebit dhe Sofjes.

“Mënyra që ofron FXLider kërkon nivel të lartë të ekspertizës dhe është rrezik për pjesëmarrësit e autorizuar profesionaë në tregun ndërkombëtar financiar, por edhe për opinionin e gjerë. Me këtë BPM reagon ashpër për çdo lloj të thirrjeve të tilla të paligjshme duke aluduar në këtë rast tek FXLider. Kjo kompani reklamohet në disa media në Maqedoni, duke bërë propagandë dhe reklamim aktiv. (INA)

http://www.nbrm.mk/?ItemID=ED5A4ECEC920614AA94FABAA443FA34E

Screen-Shot-2017-03-24-at-5.25.26-PM