Pritet që Trajko Velanoski seancën konstituive të Parlamentit ta thirr të premten. Me të duhet që të udhëheq deputeti më i moshuar në këtë përbërje në Parlament, e ai është Branko Manajlovski nga BDI-ja.

Në listën e kandidatëve për deputet të BDI-së, Manajlovski ishte përfaqësues i ortodoksëve shqiptar. Kryetar i ri i Parlamentit për dallim prej cikleve tjera nuk do të zgjidhet në këtë seancë, pasi që partitë janë larg marrëveshjes për koalicionim për qeveri.