Theresa May duhet të përgatitet për të nisur një task forcë të stilit të ishujve “Falklands” për të mbrojtur Gjibraltarin, ka thënë ish-lideri i Partisë Konservatore, Lord Howard.
Howard ka thënë se kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do ta tregojë vendosmërinë e njëjtë në mbrojtjen e Shkëmbit të Gjilbrartarit, ngjashëm siç kishte bërë edhe Margaret Thatcher në Atlantikun Jugor – kur tensionet shpërthyen në luftën e vitit 1982 për ishujt “Falklands”.
Ai i bëri këto komente pasi BE-ja tha se Spanjës duhet t’i jepet pushtet për të përdorur veto kundër çfarëdo marrëveshje të “Brexit” që vlen për Gjibraltarin.

Por, May ishte e shpejtë për t’i qetësuar gjakrat, duke i telefonuar shefit të qeverisë së Gjibraltarit, Fabian Picardo, mëngjesin e sotëm pasi ai e cilësoi përgjigjen e BE-së si “shuplakë fytyrës”.

“Tridhjetë e pesë vite më parë, një grua tjetër kryeministre e dërgoi një task forcë për ta mbrojtur lirinë e një grupi tjetër të vogël të qytetarëve britanikë kundër një vendi tjetër spanjoll-folës. Jam i sigurt se kryeministrja [Theresa May] do ta tregojë vendosmërinë e njëjtë,” ka thënë ai për Sky News.