Bukuroshja 20-vjeçare nga Elbasani, Lindita Idrizi, është kurorëzuar “Miss Fotozhenia” në ceremoninë e 65-të të çmimeve “Miss Universe” që u zhvilluan mbrëmjen e djeshme në Filipine.

Organizatorja e “Miss Universe”, Paula Shugart, ka publikuar emrat e fitueseve të çmimeve “Miss Fotozhenia” dhe “Miss e Tipareve të Bukura”, gjatë festës së zhvilluar pas përfundimit të ceremonisë.

Gjithashtu ky çmim është shoqëruar me një vlerë monetare prej 1 mijë dollarësh, ndërkohë që çmimi i saj nuk është komentuar shumë në mediat botërore.

Kujtojmë se edicioni i këtij viti i “Miss Universe” është realizuar në Filipine.

Lindita_Idrizi_ne_Miss_Univers21485802655

 

Lindita_Idrizi_ne_Miss_Univers1485802658