Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki e ka pranuar se ka qenë e vështirë kundër Turqisë, por e pranoi se ka qenë i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion.
Bunjaki po ashtu tha se përgjegjësia për humbje është e të gjithëve, por në rast se kërkohet një, atëherë ai e merr përgjegjësinë.

 

:Në bazë të atyre që kemi parë, kjo ishte 11 më e mirë në fushë dhe kjo ishte hera e parë që u detyruam të luajmë me 5 mbrojtës, pasi dy lojtarët e krahëve luajtën për herë të parë. Kjo u vështirësua edhe më shumë me lëndimin e Ujkakit dhe Berishës”, tha Bunjaki pas ndeshjes.

“Mendoj se kemi krijuar disa raste dhe kemi luajtur shumë mirë. Jam detyruar të luaj me dy mbrojtës të rinj. Por ka elemente të ndryshme se kemi luajtur mirë, por në total mendoj se Turqia është kombëtare me kualitet më të mirë”.

“Është përgjegjësi e të gjithëve, por në rast se kërkoni një, atëherë ai jam unë, por ne kemi probleme ende me infrastrukturë e shumë gjëra të tjera”.

Kosova humbi 4:1 nga Turqia, duke pësuar kështu humbjen e pestë më radhë në kualifikimet për Kupën e Botës. /Express/