Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një intervistë për portalin ‘Euroaktiv’ ka folur edhe për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe përzierjen e shtetit të tij në punët e brendshme të Maqedonisë përmes platformës shqiptare, njofton korenspondeti I MIA-s nga Brukseli.
“Unë besoj se përfshirja e të ashtuquajturës Platformë shqiptare në Kushtetutë dhe në kornizën e re ligjore, do të ketë më shumë rezultate pozitive për të dy grupet etnike që jetojnë në Maqedoni”, ka thënë Bushati.

Ai gjithashtu argumenton se “nuk ekziston asnjë platformë nga Trana, por ekziston një dokumet që është nënshkruar nga partitë e bllokut politik shqiptar në Maqedoni, që janë edhe pjesë e Parlamentit të Maqedonisë, dhe se ai dokument është mbështetur nga Tirana zyrtare.

“Ne mbështesim dokumentin, sepse besojmë se ky dokument deklaruar qartë i tregon përpjekjet e shqiptarëve për të parë të mbajtur një Maqedoni të bashkuar. Së dyti, aty kërkohet një  harmoni më të mirë ndëretnike duke u bazuar në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, së treti për të zbatuar marrëveshjen e Przino dhe së katërti për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë në NATO dhe BE, për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe natyrisht me Shqipërinë dhe Kosovën si fqinjë”, thotë më tej Bushati në këtë intervistë.

Në pyetjen e gazetarit  se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë është duke ndryshuar rendin kushtetues të vendit, pasi që Maqedonia nuk është një federatë, por një shtet unitar, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë u përgjigj:

“Unë nuk e di se si ky argument, me gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, është i  barabartë me federalizimin e vendit. Por nëse dikush i referohet Marrëveshjes së Ohrit, do ta vërejë se zbatimi i detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, është shumë i vogël”, ka shtuar Ditmir Bushati.