Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpreh bindjen se buxheti i vitit 2017, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe do të kalojë në Parlament, do të mundësojë ulje të borxhit publik dhe rritje të pagave dhe pensioneve duke nisur nga muaji mars.

Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme, Ahmetaj tha se buxheti i vitit që vjen është ai i financimit të reformave në vend, duke nënvizuar se gjithçka është bërë në dakordësi të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Buxheti i këtij viti është buxheti i financimit të reformave, rritjes së pagave dhe pensioneve. Është buxheti i uljes së borxhit publik. U arrit të garantohet një rritje mesatare pagash për administratën publike 50%, u arrit një rritje indeksim pensionesh prej 3% dhe këto efekte fillojnë nga data 1 mars e vitit 2017 që do të thotë se pensioni i marsit në mars, do të merret i rritur dhe paga e marsit në fillim të prillit do të merret e rritur”, u shpreh Ahmetaj.

Në vijim shtoi se efekti i rritjes së pagave dhe pensioneve që shkon pak më shumë se 100 milionë dollarë, dhe se është me i madhi i arritur ndonjëherë si fond dhe nga ana tjetër, buxheti do të rrisë pagat dhe do të ulë borxhin publik.

Sipas tij, kjo gjë tregon një përgjegjësi maksimale të qeverisë për të ulur borxhin publik në një vit zgjedhor.

Ai detajoi se buxheti 2017 garantoi një rritje mesatare pagash për administratën publike prej 10%.

Ministri shtoi në këtë buxhet mbështetet rritja ekonomike me 3.8% dhe se buxheti me një shifër 467 miliardë lekë, është buxheti i rritjes ekonomike, i reformave, i rritjes së pagave dhe pensioneve, si dhe i investimeve publik