Të ftohtët dhe gripi shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin, duke u bërë kështu shkaktarë të dhimbjes së kokës. Në një kohë kur antibiotikët nuk japin efektin e duhur, është mirë që të kujdeseni për veten në mënyra të tjera, duke përdorur zgjidhje natyrale. Çaji për shembull, është një ndër ilaçet më të mira në luftën kundër ftohjes dhe gripit.

Kur ai vjen si një kombinim i disa përbërësve, ka akoma më shumë efekt duke dominuar kështu virozat e stinës. Ky çaj i pasur me vitamin A dhe C, kalium, kalcium është i mahnitshëm për t’u përgatitur në ditët e ftohta të dimrit.

Përbërësit:
2 gota ujë
1 lugë gjelle pluhur limoni
3 feta xhenxhefil
6 karafila
3 kokrra piper i zi
6 fara kardamom
1 lugë çaji kopër
1 lugë gjelle mjaltë (opsional)

Përgatitja:
Në një tenxhere shtoni ujin dhe përbërësit e tjerë, përveç mjaltit. Vendoseni në zjarr të ziejë për rreth 20 minuta, fillimisht në temperaturë të lartë, dhe pas vlimit uleni temperaturën.
Largojeni më pas nga zjarri dhe kullojeni çajin me anë të një kullese.
Së fundmi, sipas dëshirës mund të shtoni edhe mjaltin dhe ta përzini derisa të tretet plotësisht. Kjo do ta ndihmojë trupin tuaj të luftojë infeksionet dhe të lehtësojë dhimbjet e kokës.