Tani është e mundur që përdoruesit e televizorëve apo dhe thjeshtë monitorëve me lidhje HDR mund të shijojnë videot nga YouTube më të qarta, me ngjyra më të mira dhe me kontrastin e dëshiruar.

Edhe pse formati 4k ka kohë në qarkullim nga ana e Youtube, Google ka qenë në pritje të përfshirjes së standartit HDR. Vetëm tani prodhuesit e televizorëve dhe monitorëve po fillojnë ti ndërtojnë produktet me këtë standart, ndërkohë që gjigandët e tjerë të teknologjisë si Chromecast dhe PlayStation 4 e kanë shtuar këtë funksion në shërbimet e tyre.

TechSot.Al sqaron në terma të përgjithshëm që HDR nuk shton numrin e pikselave që ne shohim, thjeshtë ne shohim më shumë material nga çdo piksel. HDR nga ana tjetër ofron një gamë më të gjerë kontrasti dhe drite se standartet e mëparshme (HD apo UHD), duke lejuar të shfaqen më shumë detaje në pjesët e errëta të ekranit dhe të ndricojë më shumë zonat shumëngjyrëshe. Ndoshta tani do kemi mundësinë të kapim detaje që nuk I kemi kapur më parë në filmat tonë të preferuar.

Google ka punuar me YouTuberat më të famshëm dhe produktivë të momentit por çdokush mund të hedhë në YouTube video HDR.