Ndeshja me Barcelonën për futbollistin e Athletico Bilbaoen,Yeray Alvarez, ishte e një rëndësie të veçantë.

22 vjeçari ka arritur që me sukses të mposht kancerin dhe t’i rikthehet fushës së blertë, për të luajtur për 90 minuta kundër Barcelonës.

Alvarez më 23 dhjetor të vitit të kaluar ishte diagnostikuar me kancer në testikuj, ndërsa pas operimit ka arritur ta mposht atë, për t’iu rikthyer futbollit.

“Jam i lumtur që u ktheva të luaj prapë. Unë jam një person që asnjëherë nuk dorëzohet dhe lufton deri në fund”, ka thënë Alvarez pas ndeshjes, i cili mposhti kancerin brenda 39 ditëve, përcjell lajmi.net.

Ky rikthim dhe mposhtje e kancerit nga mbrojtësi 22 vjeçar, vjen pikërisht në Ditën Botërore të luftës kundër kancerit.