Refuzimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, që PSP-së t’ia dorëzojë procesverbalin e marrëveshjes së Xvonko Kostovskit, është njëra nga obstruksionet e shumta ose mosbashkëpunimeve, me të cilat përballet kabinet i prokurores speciale, Katica Janeva.

Më parë, Gjykata e ka refuzuar kërkesën e PSP-së që të jepet urdhër gjyqësor, në korniza të rastit “Target” për bastisje të sistemeve kompjuterike në një nga operatorët të telekomunikacionit, nuk ka dhënë urdhër për marrje të kompjuterëve të DSK-së dhe ka refuzuar që t’i deklasifikojë dokumentet për “Fortesa 2”. Në këtë rrjedhë hyjnë edhe refuzimet që t’i jepen PSP-së lëndët për rastet “Magjar Telekom” dhe “Sopot”, por edhe për refuzimin e pjesës më të madhe për paraburgim.

Kjo ka ndodhur edhe pse institucionet shtetërore kanë detyrim ligjor që të bashkëpunojnë dhe t’i ndihmojnë Prokurorisë Speciale, e cila, sipas ligjit me të cilën është rregulluar puna e saj, mes tjerash, ka të drejtë edhe t’i “shqyrtojë të gjitha dëshmitë e dokumentuara nga çfarëdolloj burimi” dhe të “marrjes së të gjitha lirive të sigurisë për kontroll të informatave të besueshme dhe informatave të cilat janë të qasshme për opinionin.

“Me kërkesë me shkrim nga Prokuroria Speciale, Prokuroritë (të zakonshmet) janë të detyruara, që në afat prej 8 ditëve, që t’i dorëzojnë çfarëdolloj lënde në të cilën vepron që të vendoset se lënda a bie nën kompetenca të PSP-së, në bazë të kompetencave të saj që janë të ndara sipas ligjit”, qëndron në paragrafin 2 të nenit 11 të ligjit për PSP.

Kontinuiteti i këtillë i mosbashkëpunimit ishte i theksuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për progres të vendit, në të cilin u tha se “puna e PSP-së vazhdon në praktikë që të pengohet dhe që të jetë vazhdimisht në shënjestër të kritikave nga Këshilli i Prokurorëve Publik dhe nga partia në pushtet (VMRO-DPMNE)”.

“Puna e Prokurorisë Speciale nuk guxon që të obstruksionet. Në vitin që vjen, vendi duhet që të mundësojë mbështetje të plotë dhe resurse për Prokurorinë Speciale”, shtohet në Raportin e KE-së.

Ja institucionet dhe obstruksionet me të cilat është përballur PSP:

GJYKATË THEMELORE SHKUPI 1 (GJYKATA PENALE)

E refuzoi kërkesën e PSP-së për dhënien e urdhrit gjyqësor, në kuadër të rastit “Target”, për bastisje të sistemeve kompjuterike në një nga operatorët e telekomunikacioneve për arsye të sigurimit të të dhënave dhe dëshmive në lidhje me numrat telefonik që ishin qëllim i ndjekjes së paligjshme të komunikacioneve;

E refuzoi kërkesën e PSP-së për marrjen e kompjuterëve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK);

I ka refuzuar një pjesë e kërkesave për paraburgim dhe për masa tjera të një pjese të të akuzuarve të deritanishëm në rastet që i udhëheqë PSP;

Refuzon që të dorëzojë procesverbal nga marrëveshja e Xvonko Kostovskit, i dënuar në rastin “Puç“ për ndihmë, me të cilin ai e ka pranuar fajin.

Gjykata ka refuzuar që t’i ndërrojë gjykatësen, që e gjykon “Fortesa2”, Lidija Petrovska dhe të rastit në procedurë paraprake “Arka”, Elena Josifoviq.

PROKURORIA DHE KËSHILLI I PROKURORËVE REFUZOJNË QË PSP-SË T’IA DORËZOJNË LËNDËT PËR:

Rasti “Sopot” – Në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. Edhe pse pas publikimit të dëshmisë për pafajësinë e banorëve të dënuar, ata në vitin 2010 u liruan nga burgu, ndërsa edhe sot e kësaj dite të akuzuarit për këtë rast janë duke u endur në gjykata;

Rasti “Magjar Telekom” – ish funksionarë, janë të dyshuar se kanë marrë ryshfet për të mos lejuar hyrjen e operatorit të tretë celular në vend;

Rasti “Verushevski” – lëndë kundër ish shefit të DSK-së, Zoran Verushevski, për armëmbajtje pa leje, dhe kundër djalit të tij, i cili ngarkohet për prodhim dhe distribuim të pronografisë së fëmijëve;

Lënda kundër gazetarit, Zoran Bozhinovsi, i cili është i lidhur me rastin “Spiun”.

PËRBËRJA PARAPRAKE E KUVENDIT, GJEGJËSISHT DEPUTETËT E VMRO-DPMNE-SË KANË REFUZUAR

Ta përkrahin vazhdimin e mandatit, gjegjësisht afatin për hetim dhe për dorëzim të akuzave të PSP-së

T’i miratojnë ndryshimet dhe ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve që i ka kërkuar Janeva.

burimi: Portalb