Nga Dr. Munr Kazmir (doktor, biznesmen, sipërmarrës dhe filantrop)

Javën e kaluar isha në Shqipëri dhe pata mundësinë që të takohesha me Kryeministrin e 33-të të vendit, Edi Ramën.

Mësova se përpara se të bëhej Kryeministër, Rama ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që është qyteti më i madh dhe një qendër ku gjen njerëz nga e gjithë bota, përfshi të gjithë ata që punojnë nëpër misionet diplomatike. Popullsia e Tiranës është 418 mijë banorë, kështu që si ish-kryebashkiak, Rama e kupton këtë komunitet më mirë se kushdo.

Patëm një drekë 2 orëshe në rezidencën e tij zyrtare, e cila ndodhet 4 orë nga Tirana e në këtë takim, pata rastin të falenderoj kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë popullit hebre. Përpara drekës sime me Ramën kisha një përceptim tjetër për të, por u largova shumë i mbresëlënur.

Gjatë udhëtimeve të mia të mëparshme kam takuar shumë lidera ballkanikë, secili befasues në veçantinë e tij. Megjithatë, Shqipëria në vetvete është shumë mbrësëlënëse, një vend shumë i sigurt, ku nuk ndodhin asnjëherë trazira fetare. Mendoj se do të ishte e zgjuar për bizneset amerikane që të përfshiheshin më shumë në Shqipëri, për të ndihmuar në krijimin e më shumë vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik atje, sepse ekziston një potencial i madh rritje në tregun shqiptar dhe sepse do të ishte në vetë interesin afatgjatë të SHBA-ve në këtë rajon, që të ndihmojnë në forcimin e një aleati të natyrshëm.

Rama fitoi zgjedhjet e përgjithshme të muajit qershor dhe u rizgjodh si Kryeministër i Shqipërisë, me premtimin për të rregulluar një herë e përgjithmonë sistemin e drejtësisë. Ai ndau me mua vizionin e tij për reformën në arsim, në shëndetësi, për përmirësimin e standartit të jetës së shqiptarëve, për krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e zbatimit të ligjit dhe sigurisë publike, të gjitha këto vlera që shkojnë në sintoni të plotë me vlerat që këtu në SHBA i konsiderojmë si të shenjta. Nuk ka vend për korrupsionin, në qeverinë e Ramës.

Kjo është arsyeja përse mendoj që Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Tillerson, do të tregonin zgjuarsi nëse punojnë me Ramën. Shqipëria është një aleat shumë i rëndësishëm dhe një mike që SHBA-të kanë nevojë që të besojnë, dhe tek Rama, një njeri inteligjent që ka një vizion largpamës, mendoj që qeveria amerikane ka gjetur një lider me të cilin mund të punohet.

Shkrimi në origjinal:

http://www.huffingtonpost.com/entry/what-i-learned-during-my-recent-trip-to-albania_us_598b729ee4b08a4c247f27ff