Në mesin e të arrestuarve të sotëm për zhvillimet e 27 prillit janë edhe disa deputetë, të cilët sipas Ligjit për deputetë dhe Rregullores së punës së Kuvendit, në këtë fazë të procedurës mund vetëm të jenë të ndaluar.

Për çdo hap të mëtejmë të Prokurorisë Themelore Publike, në rast se do të ndiqen për “kërcënim terrorist të Rendit Kushtetues dhe sigurisë”, atëherë do të duhet të konsultohet Kryetari I parlamentit dhe Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit që do të duhet të vendos për heqjen eventuale të imunitetit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti gëzon imunitet nga dita e verifikimit të mandatit e deri në mbarimin e tij. Sipas Nenit 53 nga rregullorja për punën e Kuvendit, kërkesën për paraburgim të deputetit, organi kompetent e dorëzon deri tek Kryetari i Kuvendit.

Njoftimin se deputeti është paraburgosur për shkak të veprës penale për të cilën parashihen së paku 5 vjet burg, organi kompetent e dorëzon deri tek kryetari I Kuvendit.

Organi kompetent e njofton kreun e kuvendit për paraburgimin e deputetit edhe në rast se ai (deputeti0 nuk është thirrur në imunitet.

Kryetari I Kuvendit, kërkesën për miratimin e paraburgimit, gjegjësisht njoftimin se deputeti është paraburgosur menjëherë e dorëzon deri tek Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit.