Disa autoblinda të KFOR-it janë nisur drejt veriut të Kosovës mëngjesin e sotëm. Mediat kosovare raportojnë se ende nuk dihet arsyeja se pse këto mjetete të rënda janë nisur për në Mitrovicë.

Megjithatë nisja e tyre ka të bëjë me situatën e fundit të shkaktuar nga treni serb me mbishkrimet “Kosova është Serbi” që donte të hynte në Kosovë.

Ministria e Mbrojtës e Serbisë duket që kësaj radhe e ka seriozisht. Në një afishe e cila po shpërndahet prej dje në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtës, të cilën Ekspress ka arritur ta sigurojë, Qeveria e Serbisë ka filluar të ftojë serbët për mobilizim ushtarak.

kfori1-500x891