Apple do të festojë 10-vjetorin e iPhone vitin e ardhshëm kështu që të  gjithë  po presin me padurim iPhone 8. Një raport i ri nga Japonia pretendon se iPhone8 do të ofrohet në tri madhësi të ndryshme dhe që të gjithë modelet do të shfaqin material qelqi prapa.

Sipas raportit, iPhone 8 do të jetë në dispozicion në madhësitë 4.7, 5 dhe 5.5 inç dhe të gjithë ata mund të jenë prapa  prej qelqi. Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar gjithashtu të njëjtën gjë se Apple mund të shfaq xham në të dy anët e pajisjes vitin e ardhshëm.

Një kornizë metalike do të vendoset midis dy paneleve prej qelqi.Të dy modelet më të vogla të iPhone 8 thuhet se do të përdorin teknologjinë e ekranit LTPS përdorur në iPhone ekzistuese, ndërsa modeli 5.5 inç është e thënë të shfaqë një ekran të lakuar OLED duke u frymëzuar nga Galaxy S7.