Mjekra ka qenë prej kohësh simbol i mençurisë dhe i pjekurisë. Kjo për shkak se zhvillohej vetëm me kalimin e pubertetit dhe cilësohej si veçori e karakterit të fortë.
Nëse femrat kanë fjalën, prej shumë kohësh meshkujt kanë vendosur të flasin me mjekër. Është një rit i pashmangshëm për burrat eksperimentimi me qimet publike të fytyrës, aq sa bëhet edhe një lloj treguesi pjekurie për ta.
Ashtu si çdo faktor tjetër i estetikës së jashtme, edhe mjekra luan rolin e saj në përcaktimin e të fshehtave që mban një person.
Mjekra e plotë
Karakterizon stilin e atyre që konsiderohen si ‘meshkujt alfa’. Me fjalë më të thjeshta, që e shohin veten si përfaqësuesit më të denjë të gjinisë mashkullore. Për cilësitë e një personi, mjekra e plotë është pjesë e atyre që janë burrërorë, besnikë, të ashpër me raste, plot besim në vete dhe shumë karizmatikë.
Nga ana seksuale, mjekra e plotë paralajmëron për një njeri shumë pasionant në shtrat.
Meshkujt që e mbajnë, duhet të kenë parasysh që të ruajnë gjatësinë mesatare dhe të kujdesen që të mos rritet e pakontrolluar.
Favoritet
Janë simbol i së shkuarës së madhërishme. Aleksandri i Madh ka qenë një adhurues i favoriteve, po ashtu edhe ish-Presidenti amerikan Rusvelt. Në vitet 1950-1970 kjo lloj mjekre u bë simbol i rebelëve, si: Xhejms Din dhe Elvis Presli.
Sot, personat që aplikojnë zgjatjen e favoriteve, cilësohen si njerëz konservativë, të cilët kapen shumë pas të shkuarës. Ata kanë krenari të madhe, ndonëse duket se janë meshkuj në kërkim të vetes. Të pavendosur, nëse dëshirojnë të rrisin një mjekër të vërtetë, shpesh favoritet janë një provë.
Mjekra “faraon”
Janë qimet publike të rritura vetëm në pjesën e mjekrës. Është modeli më i përhapur i mjekrës në Egjiptin e lashtë, pasi e mbanin faraonët dhe personat me pozitë të lartë.
Personat që e preferojnë këtë lloj mjekre sot, duan të tregojnë pjekurinë e tyre dhe të largohen paksa nga pamja ‘e butë’ e fytyrës së rruar. Ata janë shumë seriozë dhe plot mendime për jetën.
Në aspektin seksual, meshkujt me mjekër ‘faraon’ janë të shkathët në shtrat dhe tepër rezistent.
Mjekra vijëzuese
Bëhet fjalë për mjekrën që vazhdon në të gjithë fytyrën, duke ndjekur linjën e hollë të mbarimit të nofullave. Është një mjekër që ka histori të pasur në shekullin e 18-19 dhe shumë e përdorur në Japoni dhe Rusi.
Personat që e mbajnë, duan të tregojnë ëmbëlsi dhe ndjeshmëri. Përgjithësisht, ata nuk kanë ndonjë rol me rëndësi të madhe në shoqëri, por janë të kënaqur me veten.
Mustaqet
Janë simboli i burrërisë, i pjekurisë dhe i marrjes së përgjegjësisë. Njerëzit që i rrisin mustaqet, mendohet të bëjnë një sakrificë, pasi ato e vështirësojnë ngrënien dhe puthjet.
Kjo lloj mjekre ishte shumë e përhapur në vitet ’80, kur në SHBA filloi të transmetohej një serial, protagonisti i të cilit mbante mustaqe.
Personat që mbajnë mustaqe, janë: burrërorë, tradicionalë dhe nuk ngurrojnë të përdorin dhunën për të marrë atë që duan. Ata duket se pëlqejnë të jenë flirtues dhe, me shumë gjasa, do të kërkonin një puthje që në takimin e parë.
Mjekra poshtë buzës
Këta njerëz janë të ndjeshëm, misteriozë dhe deri diku aventurierë. Nuk është një lloj mjekre që i shkon kujtdo dhe mendohet të jetë krijuar në vitet ’90. Meshkujt që e mbajnë, duan të tregojnë se kanë diçka më të veçantë se ata që nuk mbajnë mjekër fare.
Ata kërkojnë të lënë përshtypjen se janë shumë seksi dhe se në të kaluarën mund të kenë pasur histori komprometuese, por ia kanë hedhur paq.
Mjekra “Van Dyke”
Janë qimet publike që rriten të kontrolluara në mjekër dhe shumë hollë në mustaqe.
Këta njerëz e shohin veten si artistë, kritikë dhe pëlqejnë të flasin me fjalë të mëdha. Është një mënyrë e mirë për të treguar se janë shumë të veçantë. Ata i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme të njeriut që kanë përkrah. Është një lloj mjekre e aplikuar prej mbretërve spanjollë dhe anglezë, mendimtarëve, Leninit dhe Johnny Depp në filmin “Piratët e Karaibeve”.
Mjekër e pazhvilluar
Është mjekra e cila është përhapur në të gjithë fytyrën, por nuk bie në sy, sepse nuk është e rritur. Personat që e mbajnë këtë lloj mjekre janë: rinorë, tërheqës, aventurierë dhe shumë pasionantë. Shumë prej meshkujve me mjekër të pazhvilluar do të binin në dashuri me shikim të parë.
Ajo karakterizon një njeri shumë të freskët dhe energjik. Të gatshëm për gjithçka, por, për fat të keq ,nuk tregon qëndrueshmëri. Meshkujt që e mbajnë, mund të jenë në një gjendje ndryshimi të jetës së tyre, pasi kjo mjekër nuk ka shumë jetëgjatësi