Antonio Conte është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe po kërkon të përforcohet nga Serie A

Deri më tani londinezët janë refuzuar nga Juventus, Roma, Napoli dhe Milan për yjet e saj si Leandro Bonucci, Kostas Manolas, Koulibaly dhe Alessandro Romagnoli.

Por Conte nuk është dorëzuar dhe kërkon një mbrojtës tjetër nga Serie A.

Fjala është për anëtarin e Lazios, Stefan de Vrij i cili ka treguar formë të lartë dy vitet e fundit.

 

Fillimisht Chelsea kishte ofruar 20 milionë euro që janë refuzuar por tani kanë bërë gati ofertën e dytë.

Claudio Lottito presidenti i Lazios ka kërkuar 30 milionë funte për ta lënë të lirë lojtarin dhe Chelsea duket e gatshme për t’i shpenzuar këto para.