Pas humbjes nga Fiorentina, Giorgio Chiellini ka folur për dobësitë e skuadrës.

Juventusi pësoi disfatën e katërt sezonale jashtë shtëpisë së vet. Tani Juve ka vetëm një pikë më shumë se Roma e vendit të dytë, ndonëse ‘Zonja e Vjetër’ ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sipas Chiellinit, skuadra nuk është mjaftueshëm solide dhe po e ndjen mungesën e Paul Pogbas.

“E vërteta është që nuk jemi solid ashtu siç kemi qenë një vit më parë dhe kjo po vërehet edhe në ndeshjet kur po dalim fitues”, ka thënë Chiellini.

“Pogba është një mungesë e madhe, pasi që ai kishte një ndikim në fushë. Paul është sikurse LeBron James në basketboll. Po hasim në probleme jashtë shtëpisë dhe këtë e tregojnë katër disfatat e pësuara, nga Interi, Milani, Genoa dhe tash Fiorentina”, ka përfunduar Chiellini.