Xehet më të pasura me uranium në ish-Jugosllavi konsiderohen se gjenden në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në malet në jug të qytetit të Manastirit, shkruan në informacionin e CIA-sa amerikane që në vitin 1955.

“Xehja gjendet në një pjesë të glinës të cilën jugosllavët e quajnë glina diatomejike. Jugosllavët mendojnë të ndërtojnë një teleferik 6 kilometërsh deri në Prilep, ku do të mund të thërmohet xehja. Ndërtimi i këtij teleferiku vlerësohet rreth një milionë dinarë” , shkruan në informacionin e CIA-s që është bërë publik.

Ky informacion është ndër më të rëndësishmit rreth xeheve në Maqedoni që CIA e ka bërë public për opinionin.

Prej xeheve tjera në Maqedoni, CIA i ka theksuar edhe ekzistimin e xeherores Dudica në Demir Kapi, ku shënon se forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë dashur ta eksploatojnë atë, kurse në kohën e Jugosllavisë janë bërë disa shpuarje dhe është vërtetuar se përbërja e arit zgjatet deri në kufirin me Greqinë.

Për xeheroren për krom Cer në afërsi të Kërçovës CIA-s ka shkruar detajisht se çfarë dhe si punon kjo xeherore.