Reperi i njohur Gold Ag ka pak kohë që ka publikuar projektin e tij më të fundit “E kam emrin preshevar”, i cili është pritur mirë nga fansat.

Kohëve të fundit ai është duke u marrë me programet e festave të vitit të ri, ku ka prezantuar edhe këngën e re ritmike për fansat..

Shpesh gjatë fundvitit ndodh që këngëtarët të takohen mes vete, qoftë për ndonjë koncert apo program festiv në të cilat janë shumica prezent.

Së fundmi reperi ka treguar se është takuar me këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahun, të cilin ai e quan “legjendë” e gjallë.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Goldi shfaqet pranë Fejzullahut dhe aktorit të njohur Naser Qelin, të cilin gjithashtu e quan vëlla.

Me vllaun dhe me legjendën e gjallë ❤️

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on