Sergio Aguero ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Sipas Mirror, Real Madridi janë rreshtuar me një qasje serioze për yllin e palumtur të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Argjentinasi ka luftuar për tu përshtatur me jetën dhe lojën nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe tani përballet me një konkurrencë të fortë pas ardhjes së talentit brazilian, Gabriel Jesus.

Me dy sulmuesit aktual, Karim Benzema dhe Alvaro Morata që mund të largohen në verë, ‘Mbretërit’ e shohin Agueron si një shtesë e fortë në vijën e sulmit të mbushur me yje për sezonin 2017-18.

Për argjentinasin interesim ka shprehur edhe skuadra italiane, Inter, të cilët me drejtuesit kinezë mendojnë të bëjnë një ofertë gjatë verës.