Manchester City vazhdon të pëlqej Aymeric Laporten e Athletic Bilbos, teksa po mendon prishjen e klauzolës që është plot 55 milionë funte.

Skuadra angleze është i gatshëm të provojë përsëri për ta transferuar qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Mbrojtësi bask, verën e kaluar ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga Pep Guardiola, por 22 vjeçari i qëndroi besnik skuadrës së tij, Athletic Bilbao.

Megjithatë, sipas mediave britanike, tekniku spanjoll nuk ka hequr dorë nga spanjolli të cilin synon ta bind këtë muaj më një ofertë joshëse.

Klauzola e Laporte për prishje të kontratës është 55 milionë funte, çmim për të cilin thuhet se ‘Qytetarët’ janë të gatshëm ta paguajnë në mënyrë që t’ia gjejnë një partner John Stones.