Organizata jo qeveritare CIVIL, që monitoron procesit zgjedhor, ka theksuar se deri më tani janë vërejtur 140 parregullsi, për të cilat nuk është ngritur procedim penal.
“Ne si organizatë në këto momente, mund të themi se heshtje zgjedhore për momentin nuk ekziston. Mbi 1000 qytetarë nuk kanë arritur t’a realizojnë të drejtën e tyre të votës. Madje edhe një lider partie na është paraqitur se nuk e ka një familjarë në Listën Zgjedhore”, deklaroi Xhabir Deralla, nga CIVIL.
Nga CIVIL thanë se heshtja zgjedhore, nuk respektohet në Shkup, por edhe në disa rajone tjera.