Në disa vendvotime në komunën Saraj janë mbushur kutitë me vota, njoftojnë nga Organizata joqeveritare CIVIL. “Apelojmë që organet kompetente të intervenojnë dhe të ndalojnë këtë dukuri”, deklaroi kryetari i kësaj organizate, Xhabir Deralla. Ai ka akuzuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor se “ose nuk don, ose nuk din” të udhëheqë procesin zgjedhor.

Në konferencën e orës 16, kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, tha se problemi më i madh gjendet në Listën Zgjedhore, e cila sipas tij është në kaos.

Ai tha se në Komunën e Sarajit është vërejtur mbushje kutish, dhe se ka vërtetime se është votuar për katër persona të vdekur.

Deralla gjithashtu theksoi se se votimi familjarë dhe grupor, ka shënuar rritje gjatë orëve të pasditës.

https://www.facebook.com/civil.mk/videos/1148137138638087/