Vëzhguesit e CIVIL – Qendrës për Liri erdhën deri tek të dhënat jozyrtare se rreth 40 letërnjoftime të votuesve në Tearcë u janë kthyer gjatë ditës së sotme në rivotimin në vendvotimin 2011.

CIVIL tashmë ka njoftuar edhe mbi presionet zgjedhore dhe ryshfetet e votuesve, që sipas tyre qytetarëve u janë marrë letërnjoftimet me qëllim që të ndikohet në pjesëmarrjen, gjegjësisht në rezultatet e zgjedhjeve nga rovitimi i sotëm.

Po këto pretendime për ryshfet të votuesve janë hedhur poshtë nga policia e Tetovës, e cila theksoi se nuk ka elemente për vepër penale për ryshfet të votuesve

“Janë marrë masat dhe aktivitetet adekuate, kemi diskutuar me denoncuesin dhe më pas është vërtetuar se nuk ka elemente për vepër panale. Për këtë janë realizuar konsultime dhe koordinim me zyrën e prokurorit publik kompetent në Tetovë. Nuk ka as të burgosur, dhe as të thirrur në polic”, theksoi Marjan Josifovski, zëdhënës i policisë të Tetovës