Gjatë ditëve të kaluara, në veçanti vërehej se është vendosur në funksion operacioni “ryshfet i votuesve”, me qëllim të zvogëlohet dalja e votuesve për të cilët është supozuar se do të votojnë për opozitën. Ky vlerësim ka dal nga organizata CIVIL.

Pavarësisht nga tentimet e mediave të caktuara për diskualifikim të informatave të CIVIL për ryshfet të votuesve, më në fund u dëshmuan këto raste edhe me lajmërimin nga MPB, sipas të cilit, për dy persona është ngritur procedurë për këtë vepër.

Vëzhguesit e CIVIL –Qendrës për Liri kanë arritur edhe deri te të dhëna jozyrtare se rreth 40 letërnjoftime të votuesve në Tearce janëm kthyer gjatë ditës së sotme në rivotimin në vendvotimin 2011.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të CIVIL-Qendrës për Liri, të cilët e kanë ndjekur rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë, anëtarët e Bordit Zgjedhor kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm telefonik. Në periudhat kur nuk ka pasur votues në vendvotim, ata vazhdimisht e kanë shfletuar dhe e kanë kontrolluar Listën Zgjedhore.

CIVIL publikisht i ka përkujtuar anëtarët e Bordit Zgjedhor, se ndarja e informatave me shtabe partiake dhe mobilizimi i votuesve është në kundërshtim me ligjin dhe procedurat zgjedhore.