Shtabi Komunal i Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj pa prezencën e kryetarit të degës edhe këtë radhë, në një takim me “strukturën partiake”, anëtarë të shtabit lokal, shtabeve vendore dhe aktitist u festua fitorja e shënuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në ketë rast drejtuesit e shtabit lokal iu falënderuan të gjithë aktivistët të BDI-SARAJ për angazhimin e bërë gjatë këtij procesi zgjedhor dhe suksesin e arritur.

A thua vallë çfar fitore feston Shtabi Komunal i Bashkimit Demokratik për Integrim, kur të gjithë e dimë se në këtë zgjedhje ka shënuar një debakëll të paparë BDI deri më tani që nga themelimi, në komunën e Sarajit . Në zgjedhjet e 2014 BDI në Saraj kishte 10.700 vota ndërsa në këto zgjedhje mezi ariti një shifër prej 6600 vota, edhe për kundër faktit se disa funksionar partiak kishin premtuar kryetarit të tyre Ali Ahmetit se në këtë zgjedhje do të arinë një rekord të ri deri në 12.000 vota.

A ka filluar BDI ti festojë humbjet sikur që ka vepruar PDSH deri në tani, në stilin alla sërbçe. Në vend se të diskutohet dhe të kërkohet pëgjegjësi për disfatën , dikush mundohet ta mashtrojë opinionin me kokteje dhe fitore të vetë-shpallura qesharake!

Është hera e parë që nga pavarsimi maqedonisë në 1990, që shqiptarët e rethinës së Dërvenit (komunës së Sarajit) nuk kanë asnjë përfaqësues(deputet)  në parlamentin e RM-së!

Është hera e parë që nga themelimi i BDI-së në 2002 që në zonën zgjedhore numër 1 ( Shkup me rrethinë ), mezi ka arit ta marë një deputet të vetëm.

Çka është turpi për rezilin, thot populli.
Nga fotografia e eventit në fjalë, shihet qartë se kush po feston humbjen e BDI-së në Saraj, nga kjo mund të konkludojmë se janë kryesisht një “strukturë misionare” e “instaluar” në 2008 e këndej (me përjashtime të vogla), dhe ndoshta arsyja e vërtetë që kanë festuar është: përfundimi me sukses i “misionit” – SHKATËRIM I BDI-së !