Manchester United është gati të ofrojë plot 70 milionë euro për transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Sulmuesi i njohur kohëve të fundit është duke u përfolur për një kalim të mundshëm në Old Trafford.

Kjo, pasi drejtuesit e 20 herë kampionit të Anglisë e konsiderojnë atë si zëvendësuesin e duhur për veteranin Zlatan Ibrahimovic.

Mbetet të shihet nëse klubit londinez do të jetë i gatshëm të pranojë të shesë lojtarin, sigurisht nëse oferta në fjalë dërgohet zyrtarisht.

b2369d_08ec2cef4be547728b2d34857fb3743emv2 b2369d_9bb77d8f8e30405082658e9bfb5913d0mv2