Teksa ishte ulur në zyrën e bordit drejtues në “Santiago Bernabeu” bashkë me Florentino Perez, Cristiano Ronaldo dukej euforik pasi kishte nënshkruar kontratën e re por gjithashtu insistoi se nuk do të ishte e fundit. Kur shkroi firmën e tij në kontratë, lojtari pozoi me presidentin e Real Madrid dhe mamanë e tij Dolores, teksa mbante një fanellë me Ronaldo 2021 të stampuar në pjesën e prapme.

Një ceremoni u mbajt në fushë e cila filloi me një video të golave më të rëndësishëm të Ronaldo-s që kur erdhi në Madrid në vitin 2009.I ulur ngjitur me mamanë e tij duke pirë ujë, Ronaldo qeshte dhe komentonte kur shihte një moment të caktuar të karrierës së tij dhe më pas ishte ai që u ngjit në skenë. “Falënderoj të gjithë njerëzit këtu te Real Madrid, qytetin e Madridit, kolegët e mi dhe të gjithë që më kanë ndihmuar për të arritur deri këtu,” thotë ai.

“Është një ditë e veçantë për mua, shumë e rëndësishme, teksa vijoj karrierën time te Real. Si ç’kam thënë gjithmonë, ky është klubi i zemrës sime dhe ky është një moment unik, të rinovoj për pesë vite. Por nuk do të jetë kontrata ime e fundit, pasi në pesë vitet e ardhshme unë do të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë.”