Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se BE-ja duhet dijë se politikanët shqiptarë janë kërcënimi kryesor për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.

“Më vjen shumë keq se komuniteti ndërkombëtar dhe evropian, veçanërisht BE-ja, nuk reaguan për faktin se politikanët shqiptarë janë kërcënimi kryesor për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë”, ka thënë ai për Euroaktiv.com dhe ka shtuar se BE-ja duhet të mbrojë siç tha ai “parimet dhe arritjet,” në qoftë se ato “ende janë në fuqi dhe respektohen”, transmeton Klan Kosova.